Pranga të mbuluara, dalin pamjet pas arrestimit të Ronaldinhos (VIDEO)

Së fundi janë publikuar disa video ku shihet Ronaldinho në pranga pas arrestimit në Paraguai këtë javë.

Legjenda braziliane Ronaldinho u arrestua këtë javë në Paraguai, për shkak se dyshohet se ka përdorur dokumente të rreme për të hyrë në vendin e Amerikës Jugore.

39-vjeçari, i cili e fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, u kap në kazinonë “Resort Yacht & Golf Club Paraguayo” bashkë me vëllain e tij, Roberto, të mërkurën në mbrëmje, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Paraguait.

Ata janë dërguar në një burg të sigurisë së lartë, deri në përfundim të çështjes.


Shtuar 7.03.2020 18:28