Pamjet të rralla: Momenti kur Nexhmije Hoxha lirohet nga burgu (VIDEO)

Në këtë video të rrallë të janarit 1997, kur Nexhmije Hoxha doli nga burgu, te dera ishte nusja e djalit të saj, Liljana Hoxha që po e priste. Në videon e “Associated Press”, shfaqen momente kur Nexhmija del nga dera e burgut, e qeshur, dhe me energji.

Në janar të vitit 1992, Nexhmija u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 11 vite burg, por bëri vetëm 5 vjet, pasi përfitoi nga amnistitë e ndryshme dhe nga ndryshimet e Kodit Penal. Nexhmija vuajti dënimin për atë që njihet si gjyqi i ‘kafesë’.

Gruaja e diktatorit ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare në shtëpinë e saj në Laprakë më 26 shkurt.

Pas vdekjes, ajo la një letër për të birin Ilirin, ku kishte vetëm ‘bekime të nënës’ për të dhe nusen e pleqërisë Teutën. Ndërsa djali i vogël Sokol Hoxha, i cili nuk i vajti në varrim mohohet dhe bashkëshorten e tij, Liljana Hoxha, e quan me “shpirt të ligë që hyri si mish i huaj në shtëpinë e tyre”. Madje se i ka shkruar letra shumë të poshtra kur ishte në burg.


Shtuar 3.03.2020 14:27