Raportimet se La Liga do të anulohet janë hedhur poshtë nga Federata Spanjolle e Futbollit.
Në Spanjë, këto ditë ka pasur shumë spekulime se sezoni mund të përfundojë, në bazë të rezultateve të arritura nga pjesa e parë e kampionatit.
Por, është RFEF që ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se ende nuk është marrë asnjë vendim për sezonin 2019/2020.
“RFEF nuk ka vendosur asgjë për momentin, asgjë në lidhje me këtë, dhe shpreh keqardhje të thellë për ekzistencën e teksteve të tilla që mund të shkaktojnë dezinformim”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Spanjës.
Sipas zhvillimeve të fundit, lojtarët e La Ligas do të mund të kthehen në stërvitje pas 4 majit, teksa vazhdimi i sezonit shpresohet të bëhet pas datës 5 qershor./