Nëna e Cristiano Ronaldos është dërguar me urgjencë në spital mengjesin e sotëm pas një ataku, raporton The Sun.
Nëna-e katër fëmijëve Dolores Aveiro, 65 vjeç mësohet se është shtruar në spitalin Nelio Mendonca në ishullin e saj të lindjes Madeira, shkruan Albeu.com
Mediat lokale thonë se ajo është “e ndërgjegjshme dhe e qëndrueshme” dhe ajo do ti nënshtrohet testeve të reja brenda orëve të ardhshme për të përcaktuar gjendjen e saj shëndetësore.
Një raport lokal thotë se ajo ka pësuar një goditje ishemike, e shkaktuar nga një mpiksje gjaku që bllokon ose fut një enë gjaku në tru.
Ky është lloji më i zakonshëm i goditjes dhe deri më tani nuk ka ndonjë koment zyrtar nga spitali. /albeu.com/