Me Ligue 1 të pezulluar përfundimisht, Lille duket jashtë Champions League për një pikë të vetme. Një goditje e madhe kjo, që ka sjellë edhe reagimin e presidentit i klubit, Gerard Lopez.
“Eshtë e papranueshme fundi i sezonit në javën e 27-të apo 28-të. Shihni statistikat: në dhjetë sezonet e fundit, 71% e klubeve kanë ndryshuar pozicion në renditje në dhjetë javët e fundit”.
“Gara finale i leverdis atyre që janë fizikisht mirë dhe të përgatitur. Rregullorja nuk parashikon një kampionat që ndalet në mes. Pastaj, ka parametra të tjerë: PSG, për shembull, ka një mesatare prej 2.7 pikësh për ndeshje. Kush nuk është përballur në fazën e dytë, ka pasur avantazh”.