Mbappe lëshon mesazhin e koduar: Të gjithë flasin, por askush nuk e di

Kylian Mbappe është futbollisti më i përfolur në merkato, pasi thashethemet në javët e fundit ka shkaktuar një krizë me PSG nga dëshira për të mos rinovuar kontratën e cila skadon në vitin 2022, shkruan Albeu.com.

Real Madrid ka qenë gjithmonë një ëndërr por sulmuesi francez e theu heshtjen me një mesazh të fshehtë në Tëitter.

“Të gjithë flasin, por askush nuk e di. Më mungon PSG”, shkruan Mbappe në Twitter.

Një cicërimë që ngjalli komentet dhe reagimet e tifozëve parizianë, të cilët ëndërrojnë të shohin atë akoma nën Kullën Eiffel. /albeu.com/


Shtuar 29.04.2020 18:29