41 raste të reja, Filipçe bën apelin e rëndësishëm

Le të ruajmë distancën tonë. Duhen vetëm dy metra për të mbrojtur veten dhe ata përreth jush, shkruan në profilin e tij në Facebook Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ministri informon se është e detyrueshme të veshim pajisje mbrojtëse, maskë, shall në vende të mbyllura ose të hapura sa herë që nuk mund të mbajmë një distancë prej dy metrash.

Të lidhura

None found

“Ulja e masave kufizuese nënkupton rritjen e përgjegjësisë sonë personale si për veten, ashtu edhe për njerëzit përreth nesh. Le të jemi përgjegjës, të respektojmë masat që mbrojnë kundër coronavirusit”, shkroi Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë më herët informoi se sot në vend janë regjistruar 41 raste të reja me coronavirus, ndërsa janë shëruar 29 persona.


Shtuar 23.04.2020 15:33