Po dështon te Atl Madrid, Felix tregon pse zgjodhi spanjollët

Joao Felix ka zbuluar se shumë klube e kanë kërkuar, por ai vendosi t’i bashkohej Atletikos sepse i ofron kushtet e duhura për t’u përmirësuar më tej.

Viti i parë me Atletikon nuk ka qenë dhe aq perfet për 20 vjeçarin, i cili numëron vetëm 6 gola në 24 paraqitje, ama ky i fundit thotë se futbolli duhet shijuar pa u fiksuar pas mendimit që unë do jem Ronaldoja i radhës.

“Është një ëndërr për çdo lojtar të ketë mundësinë të luajë në një nga ekipet më të mira në botë. Atletiko është një nga këto. Ishin shumë klube pas meje, por në fund zgjodha Atletikon, sepse ishte klubi që më pëlqente më shumë dhe mendoj se do të më ofrojë mundësitë më të mira për të bërë progres në karrierë.

Unë luaj për t’u argëtuar. Nuk duhet të mendosh unë do të bëhem Ronaldoja i radhës, apo do të fitoj këtë dhe do të fitoj atë gjë. Duhet vetëm të argëtohesh dhe të shijosh momentin në maksimum,” u shpreh Felix për “Benfica TV”.


Shtuar 19.04.2020 17:42