”Një mijë teste ndihmë nga Serbia”, aktori: E pamundur, të rinumërohen!

Ditën e sotme u raportua se Serbia do të ofrojë 1000 teste për kryerjen e analizave të koronavirusit në Kosovë.

Por një numër kaq i madh testesh, pikërish ndihmë nga Serbia i është dukur e pamundur aktorit të njohur, Fatmir Spahiu.

Aktori me anë të një postim në Facebook ka thënë se këto testet duhet të dërgohen në rinumërim pasi që nuk është e mundur të jenë 1000 të tilla nga shteti serb.

“Qeto testet e serbise, direkt e ne rinumrim. Kurr 1000 copa nuk jane!”


Shtuar 17.04.2020 18:23