Pamje të dhimbshme! Pleqtë i lidhnin në azil: Vdis, po lëvize t’a theva këmbën ( VIDEO)

“Mos luaj vendit. Po lëvize, do të të thyej këmbët. Kështu do ta qepësh…”

Me këto fraza dhune jetonin cdo ditë të moshuarit në një azil pleqsh në Palermo të Italisë.

Të moshuarit, sipas mediave italiane, rriheshin sistematikisht dhe kërcënoheshin se do t’u thyen gjymtyrët nëse lëviznin.

Policia e Palermos, njoftoi sot se ka zbuluar këtë skandal dhe ka arrestuar gjashtë femra të cilat punonin në azil dhe paguheshin që t’u shërbenin të moshuarve. /albeu.com/


Shtuar 16.04.2020 15:13