Semedo do të vazhdojë ta veshë fanellën e Barcelonës
Sipas MARCA, Barcelona i ka ofruar kontratë të re mbrojtësit të djathtë, Nelson Semedo.
Barca dëshiron që të rinovojë me portugezin deri më 2025, por lojtari nuk dëshiron të nxitohet, pasi është raportuar për ardhje të reja gjatë verës dhe ai dëshiron të sigurohet se do të ketë minuta.
Këtë sezon, që tani për tani është suspenduar për shkak të COVID-19, Semedo ka qenë pothuajse zgjedhja e parë fillimisht për Valverden dhe më pas Setienen, duke e lënë në stol shpesh Sergio Roberton.
Ai ka bërë 29 paraqitje kete edicion.