Infektohet me koronavirus lojtari i parë në Seria B

Pas një numri të konsiderueshëm të lojtarëve të prekur me koronavirus në Serie A, është regjistruar edhe rasti i parë në Serie B.

Mesfushori i Venezias, Antonio Junior Vacca, ka rezultuar pozitiv në testin ndaj Koronavirusit.

Venezia ka njoftuar përmes një komunikate se lojtari i skuadrës po qëndron në izolim dhe se shëndeti i tij po përmirësohet.

29-vjeçari ka regjistruar 9 paraqitje për Venezian në këtë sezon të Serie B para se kampionati të pezullohej.


Shtuar 6.04.2020 18:05