Pasditën e sotme u bë me dije lajmi se në Shkodër janë kryer 15 testime për COVID-19, pas shenjave të paraqitura.
Mësohet se nga 15 testimet, 12 prej tyre kanë rezultuar pozitiv.
Bëhet fjalë për familjarët e dy personave të cilët rezultuan pozitiv sot.
Të gjithë personat pozitiv kanë lidhje, me dy banorët e Shkodrës në lagjen Kiras dhe Dobrac të cilët u diagnostifikuan me Covid-19 gjatë ditës së sotme. /albeu.com/