U plagos me armë zjarri, 31-vjeçari ia hedh paq e poston selfie nga spitali

Ditën e premte ka ndodhur një plagose me armë zjarri në Peqin.

31-vjeçari Besmir Hakballa, mbeti i plagosur pas një sherri të ndodhur në lokal.

Ai mori plagë në këmbë duke bërë që të dërgohet në spitalin e Elbasanit.

Por duket se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, pasi pak orë më vonë ai ka publikuar selfie nga spitali.

Si të dyshuar për plagosjen e tij, policia ka identifikuar një person me inicialet Adriatik Mezaj.

Ndërkohë 31-vjeçari rezulton autor i dyshuar i grabitjes së një banese në Peqin një vit më parë, në pronësi të Skënder Zeqirit.


Shtuar 30.05.2020 06:38