Habit Ana Kauri: Do të votoj atë parti që legalizon shtëpitë publike

Ana Kauri, ish konkurrente në Përputhen është bërë pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E diell” dhe sot u diskutua nëse duhet të legalizohen shtëpitë publike në Shqipëri.

Ish-konkurentja e ”Për’puthen”, u shpreh se seksi kundrejt pagesës duhet të miratohet sa më parë dhe madje deklaroi: “Një parti do të premtonte legalizimin e shtëpive publike, do ta votoja në zgjedhje”.

“Më mirë ta pranojmë dhe të thyejmë këto tabu njëherë e mirë”, shtoi Ana.

Shumica e të ftuarve, në këtë diskutim, u shprehën pro ndërsa Shqipe Hysenaj ishte e vetmja që u shpreh kategorikisht kundërt. “Është skandaloze, nuk duhet të lejohet, unë jam për familjen”, u shpreh Shqipja.


Shtuar 28.03.2021 21:06