La Liga ka marrë vendimin sa i përket stërvitjeve të skuadrave.
Qeveria spanjolle ka dhënë dritën jeshile klubeve që më 18 maj (sot) të rifillojnë stërvitjen në grupe.
Në njoftimin e La Liga thuhet se 10 do të jetë numri maksimal i lojtarëve që lejohet të marrin pjesë në një seancë stërvitore.
Ky po cilësohet një hap i rëndësishëm për rikthimin e futbollit në Spanjë më 12 qershor.