Alizoti: Presim që Veliaj të vije të na puthë në gushë tani, pastaj do na prishin shtëpitë (VIDEO)

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Tomor Alizoti i ftuar në studion e “ABC News” ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Njerëzit që të mbrojnë lirinë e tyre duhet të dalin në rrugë. Ka arritur kulmi i banalitetit. Lufta për demokraci dhe pushtet është vështirë. Nëse popujt duhet të jenë të lirë duhet të sakrifikojnë”, u shpreh Alizoti.

Më tej Alizoti, foli dhe për kryebashkiakun Erion Veliaj, ku sipas të cilit, tashmë i ka mbetur vetëm të vijë të na puthë në gushë.

”Të vijë të na puthi të gjithëve, siç e kanë mësuar në rininë e tij, në versionin më fal, gjëja më banale të na puthi dhe me llapë se s’ ka ça na bën më. Apo ska marrë dhe një pamje si ’14 vjeç dhëndër’, si ai Gjino e të vijë të na puthë te gusha e të shkatërojë çdo gjë bashkë me Edi Ramën.

Alizoti shtoi gjithashtu se do të ishte tragjedi për gjithë Shqipërinë nëse Edi Rama do të rrinte edhe një mandat tjeter.
Sipas tij opozita e bashkuar duhet të vijë në pushtet me modele të reja dhe cilësi të reja./albeu.com/


Shtuar 17.05.2020 13:36