Shembja e Teatrit Kombëtar, Basha mbledhje urgjente në selinë e PD-së

Kryedemokrati Lulzim Basha i është bashkuar aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i cili u shemb rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

“Dhunë, pabesi dhe paligjshmëri”- ky është mesazhi i kreut të opozitës.

Basha tha se do të ketë një vendim politik lidhur me këtë situatë dhe dhunës së shkaktuar. Tashmë do të ketë një vendim politik për këtë çështje nga opozita.

”Këtu kanë sjellë më shumë policë se në protestat e opozitës.
Ka përdorur dhunë. Tani që flasim kreu i FRPD ndodhet i shoqëruar në komisariat. Dhunë barbare dhe paligjshmëri. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në pabesi. Koalicioni opozitar do të mblidhet sot për të marrë një vendim. Me Edi Ramën, paligjshmëria, dhuna dhe pabesia nuk do të mbarojnë.Pa u larguar kjo qeveri. Kur ke një parlmant të dalë nga krimi, atëhere krimi kthehet në ligj.” -tha Basha.


Shtuar 17.05.2020 06:18