Budina thirrje Metës: Sot u vendos diktatura, të shpërndahet Parlamenti

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ka reaguar dhe regjisori Edmond Budina, ku sipas tij është vendosur përfundimisht diktatura.

Ai ju drejtua Metës, dhe i bëri thirrje që të shpërndajë parlamentin.

”Sot është bërë një akt kriminal. Është dhunuar shteti i së drejtës. Për mendimin tim sot në Shqipëri është vendosur përfunimisht diktatura.

Neritan Liçaj ishte brenda, Juli Emiri ishte atje, dhe 10 artiste te tjere, ata kanë goditur për të vrarë njerëz, e kuptoni se në çfarë gjendje jemi.

Zoti Soreca na kishit dhënë fjalën që do të reagonit, turp i madh, ambasadorja amerikane që bëri një shoë me shokun Edi, unë i akuzoj të gjithë që këtu kemi një bashkëpunim për të vrarë njerëz. Prandaj them që ky është shtet kriminal, i bëj thirrje presidentit, që është momenti të shpërndahet ai parlament ilegjitim”, është shprehur Budina.


Shtuar 17.05.2020 06:23