Juve feston kampionatin e 2006 që më pas “Calciopoli” ia hoqi (VIDEO)

Juventus kujton në rrjetet sociale më 14 maj si sot 14 vjet më parë, kampionatin numër 29 në historinë e klubit në fushën neutrale të Barit kundër Reggina të fituar 2-0 me golat e Trezeguet-Del Piero, shkruan Albeu.com.

Por ai tituli i 2006 iu dha Interit për shkak të skandalit të Calcipolit nga drejtësia sportive me Juventusin që ra në Serinë B.

Juventusit gjithashtu iu hoq dhe titulli i 2005 që më pas nuk iu dha asnjë skuadre.

Ndërkohë klubi barhezi dhe tifozët njohin 37 tituj, ndërsa zyrtarisht Federata Italiane i njeh 35. /albeu.com/


Shtuar 14.05.2020 21:48