Kryeministri Edi Rama është aktualisht në një konferencë me gazetarë nga media të ndryshme në Shqipëri.
Pyetja e parë e tyre, ishte në lidhje me deklaratën e Ditmir Bushatit se duhet të ndaheshin nga oligarkët.
Për këtë Rama është përgjigjur:
“Nuk kam asnjë ndjekje të posaçme. Është hapësirë e lirë diskutimi, qasje, pozicionesh. I mbeten asaj që kam thënë. Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Mjafton të referohemi tek termi. Oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur, apo ata që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjerët por ata që influencojnë vendimet e qeverisë dhe diktojnë axhendën politike në funksion të interesave të tyre.
Nuk kam njohur askënd që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri. Është një term që përdoret në mënyrë të gabuar dhe përsëritet me vonesë dhe lidhet me një numër të caktuar njerëzish që nuk janë bërë të pasur pas ardhjes sonë në qeveri dhe kanë vënë pasurinë e tyre në shumë vite dhe me ardhjen tonë në qeveri kanë paguar më shumë taksa”, tha Rama. /albeu.com/