Po lëvizte me biçikletë, humb jetën 23 vjeçari në Tiranë

Një 23 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e djeshme tek rrethrrotullimi TEG-Farkë.

I riu, u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një 20-vjeçar.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 17:00, tek rrethrrotullimi TEG-Farkë, ka aksidentuar biçiklistin U. P., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.


Shtuar 12.05.2020 13:23