Dikur ishte Luana Vjollca ajo e cila merte buqeta dhe surpriza në derën e shtëpisë nga ndjekësit, e tani duket se “fronin” e ka zënë Tayna.
Një ndjekëse i ka dërguar Taynës libra, parfum e çokollata, dhurata që e kanë bërë të lumtur pafund.
“Kam fansat më të mirë! Ata më sjellin dhurata në shtëpinë e prindërve thuajse çdo ditë! Faleminderit Aurita! Të du!”-shkruan reperja e emocionuar krahas postimit.
Së fundmi, reperja ka nisur sërish koncertet dhe i pari që mbajti ishte në Zvicër.
Madje, ajo u shfaq me një look të ri me flokët ngjyrë blu dhe e dogji skenën.
