Milot Rashica nuk është në formën që e kishte më herët. Rënia e formës, sipas mediumeve gjermane, ka ndikuar në pasigurinë për të ardhmen e tij.
Por, paqartësi ka edhe rreth klauzolës së tij. “Kicker” ka shkruar se është e paqartë nëse klauzola prej 15 milionë eurove do të jetë e vlefshme pas 15 qershorit. Gazeta gjermane po ashtu ka raportuar se Lepzigu është afër për ta transferuar Rashicën.
“Mbetet për t’u parë nëse do të ketë betejë ligjore, sepse në letër e vlefshme ka qenë deri më 15 qershor, apo të dyja klubet do të gjejnë një kompromis”, ka shkruar Kicker.
Për Rashicën është raportuar më herët se interesim ka shprehur edhe Liverpooli.
Futbollisti 23-vjeçar i Kosovës me Werderin ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. Ai këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar gjashtë herë në 31 ndeshje.
