Aktorja turke nis pushimet, harxhon mijëra euro për luksin në jaht (FOTO LAJM)

Aktorje turke Demet Ozdemir e njohur si “Sanem” nga seriali “Erkenci kus”, ka qenë e para që ka hapur sezonin turistik këtë verë.

Ndryshe nga kolegët e saj të cilët janë ende duke xhiruar për të mbyllur sezonin televiziv, Demet ka nisur pushimet në një jaht ku ndodhet së bashku me miqtë e saj.

Mediat turke bëjnë të ditur se aktorja do të qëndrojë për 10 ditë në jaht dhe do të shëtisë detin Egje dhe vendet Fethiye, Gocek dhe Marmaris. Demet ka paguar 17 mijë lira turke për këtë udhëtim, pra 2 mijë euro.

Jahti është shumë luksoz, me suitë dhe xhakuzi. Gjithashtu jahti ka edhe pajisjet e nevojshme për të bërë disa sporte në ujë. Demet ka publikuar disa foto nga pushimet dhe duket se po ia kalon shumë bukur./who


Shtuar 17.06.2020 14:18