Schick bind Leipzig, klubi gjerman nis bisedimet me Romën

Trajneri i Leipzig, Julian Nagelsmann është i vetëdijshëm se për shkak të pandemisë së COVID-19, që ka prekuar jo pak financat e shumë klubeve, drejtuesit nuk mund të zhvillojnë një merkato të madhe me shumë shpenzime.

Gjatë një interviste, numri një i stolit gjerman foli edhe për të ardhmen e Patric Schick, i cili lunan ne huazim, pasi kartoni i tij zotërohet nga Roma. 32-vjeçari deklaroi se edhe pse sulmuesi çek është lojtari i ëndrrave të tij, çdo lëvizje duhet të jetë e pranueshme dhe nuk duhet të kalojë buxhetin e klubit.

Për të lënë të lire lojtarin, Roma kërkon 28 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse. Nagelsmann në fund shtoi se klubi është në tratativa me drejtuesit italianë, për të gjetur një zgjidhje që të kënaqë të gjitha palët.


Shtuar 17.06.2020 13:10