Një aksident i ka marrë jetën një të riu pasditen e sotme në Shkallnur të Durrësit, ku viktimë ka mbetur 31-vjeçari me inicialet A.K.
Ky i fundit po udhëtonte me motor, dhe në një moment ka humbur kontrollin.
Përplasja ka qenë fatale për 31-vjeçarin.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e aksidentit.
