Dy automjete janë përfshirë në një aksident automobilistik pak minuta më parë në aksin Fier-Levan, pranë qafës së Koshovicës.
Një automjet tip Opel me targa AA167IB është përplasur me një makinë tip Pasat me targa AA790KG.
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Në vëndngjarje ka mbërritur autoambulanca dhe policia, ndërsa po punohet për gjetjen e shkaqeve të aksidentit.
