“Në konakun tonë”, Rezarta Shkurta dhe Ermali vizitojnë shtëpinë e Enver Hoxhës (FOTO LAJM)

Këngëtarja Rezarta Shkurta, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj e kanë kaluar fundjavën e tyre në qytetin e Gjirokastrës.

Gjatë vizitës së tyre në qytet, ata kanë shkuar për të vizituar edhe shtëpinë e diktatorit gjakatar Enver Hoxha, gjysh i bashkëshoritit të këngëtares, Ermalit.

Rezarta ka ndarë foto jo vetëm nga qyteti por edhe nga turi i tyre brenda shtëpisë.

“Në konak të t’vet,”-shkruan krahas një fotoje Rezarta teksa Ermali shfaqet i ulur në sofër.


Shtuar 15.06.2020 08:14