Ligjet në Shqipëri kanë vlerë për njerëzit e thjeshtë dhe jo për qeveritarët.
Ndërkohë që gjuetia është e ndaluar, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca ka marrë armën e gjahut e ka dalë në mal.
“1,400 metra në Mulli, Ndrëshen Mirditë.”- shkruan Ndreca në Facebook.
Dhe pse gjuetia është ndaluar, duket se kjo nuk e ka ndaluar Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme që të rrëmbejë armën dhe t’i ngjitet malit, shkelje e cila dënohet me gjobë nga 80,000 deri në 100,000 lekë. /albeu.com/
