Bayern ka mposhtur 2:1 Borussia Monchengladbachun për t’iu afruar edhe më shumë titullin.
Joshua Zirkzee realizoi golin e parë për bavarezët në minutën e 26-të, 11 minuta para se mbrojtësi Benjamin Pavard të shënonte gabimisht në portën e tij për të barazuar rezultatin.
Pesë minuta para fundit, Leon Goretzka i siguroi fitoren vendasve.
Me vetëm 3 ndeshje deri në fund, Bayern ka 73 pikë, shtatë më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.
