Belshi ka hyrë sot në hartën COVID-19, me regjistrimin e dy rasteve të para të koronavirusit.Infektivi- mjeket-tampone-analizat-koronavirusi-terren
Dy rastet e para të konfirmuara në këtë zonë janë nga një familje.
Pozitivë me koronavirus kanë rezultuar nënë e bijë, të cilat sipas hetimit janë infektuar në tiranë, në një vizitë që kanë qenë në kryeqytet shkruan panorama.
Belshi ishte një nga zonat e gjelbra që në fillim në vend, pasi nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.
