Me granatë në xhep, si u kap 57 vjeçari në Elbasan

Një 57-vjeçar me iniciale R.V. nga Elbasani është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur një granatë ofensive.

Ai u vu në pranga nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

R. V., 57 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjet një granatë ofensive, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”, njofton policia.


Shtuar 12.06.2020 07:20