Nelson Hysa është një nga emrat që sot OFL i dërgoi kërkesën për deklarimin e pasurisë.
Ai është vendosur në listë për veprat penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.
Ai nuk eshte emer i panjohur, jo vetem per policine, por edhe ne fushen e sportit, si kampion boksi.
I arrestuar si pjese e grupit Bajri, Hysa në vitin 2017 u plagos me armë zjarri në hyrjen e një berberhaneje.
Shkodrani ishte person i shpallur në kërkim në shtatorin e 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale “Bajri” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Ndërkohë, referuar burimeve, shkak për këtë plagosje ishte një konflikt për xhirimin e gomave të makinës. Në nëntor të 2018- s, Gjykata e Shkodrës dënoi me 6 vite burg autorin e plagosjes së Nelson Hysës.