Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në Lezhë, ku është gjetur i vdekur një 69-vjeçar. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se personi është vetëhelmuar. Vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen.
Sot, rreth orës 11: 30, në fshatin Gajush, Lezhë është gjetur i vdèkur shtetasi N.D., 69 vjeç, banues në Gajush.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet që të jetë vetëhelmuar. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.