Pak ditë më parë u zbulua se një nga vajzat më të komentuara në shoëbiz dhe që merr shpesh vëmendjen me fotot ku ekspozon linjat trupore, Oriola Marashi është në një lidhje. Djali që i ka vjedhur zemrën Oriolës është futbollisti i njohur dhe i talentuar Eros Grezda.
Ishte “Indeksonline” që zbuloi lidhjen e tyre duke publikuar edhe një foto të çiftit bashkë.
Madje u tha se ditët e para të vitit 2020 Oriola dhe Erosi i kaluan bashkë në Meksikë.
Së fundmi, modelja ka treguar edhe dhuratën që ka marrë nga partneri, një tufë gjigante me trëndafila që formojnë një zemër.
Oriola dhe Erosi ende nuk e kanë bërë publike lidhjen e tyre.