Pak minuta më parë është shënuar një konflikt mes disa personave.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”.
Burimet bëjnë me dije se disa efektivë të Shqiponjave kanë ndërhyrë për të shuar sherrin mes disa personave, por këta të fundit kanë tentuar që të ushtrojnë dhunë dhe ndaj tyre.
Si pasojë e goditjes me mjete të forta janë thyer xhamat e mjetit të Policisë, ndërsa fatmirësisht efektivët nuk kanë pësuar lëndime.
