Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak më parë në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.
Mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Mësohet se e ndjera ka qëndruar për 40 minuta në vendin e ngjarjes, deri sa ka mbërritur ambulanca, ndërsa efektivët e policisë kanë mbërritur pas sinjalizimit.
E reja udhëtonte e vetme në momentin kur ka ndodhur aksidenti, shkaku i të cilit nuk dihet ende.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.07.2020, rreth orës 12:35, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, tek City Park, mjeti me drejtuese shtetasen E.D., 30 vjeçe ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dal nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
