Ylli zikaltër rrëzohet në pishinë, niset me urgjencë drejt spitalit

Momente paniku ka kaluar sulmuesi i Atalantës, Luis Muriel, i cili ka pësuar një dëmtim së fundmi dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Futbollisti gjatë grumbullimit me ekipin, ka rënë aksidentalisht në pishinë dhe ka marrë disa dëmtime.

Më i rëndë ishte dëmtimi në kokë, teksa pas shtrimit me urgjencë në spital, më e keqja ka kaluar dhe lojtari është në gjendje të mirë tani.

E sigurt është që lojtari nuk do të jetë me ekipin për ndeshjen ndaj Breshas, ku Atalanta do të kërkojë fitoren.


Shtuar 14.07.2020 11:11