Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme pritet që vendi ynë të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për tu veçuar është fakti se temperaturat rriten nesër me një vlerë prej 4 deri në 5ºC si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale.

Në këtë mënyrë në vlerat e mëngjesit temperaturat parashikohen nga 5ºC në zonat malore deri në 12ºC në ato të ulëta dhe bregdetare.

Në vlerat e mesditës temperaturat parashikohen nga 21ºC në zonat malore deri në 26ºC në ato të ulëta dhe ato bregdetare.


Shtuar 13.03.2020 07:21