Deputeti i opozitës në Kuvend Halit Valteri është bërë baba ditën e sotme.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Valteri në një postim në rrjetet sociale.
Deputeti është bekuar me një vajzë, e cila ka ardhur në jetë e shëndetshme në spitalin “Hygeia”.
Valteri ka publikuar një foto me vogëlushen në krah, të cilën kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Hera.