“Larg, por të bashkuar”, Juventusi i jep zemër Ruganit: Jemi një skuadër

Klubi Juventusit i ka dhënë zemër mbrojtësit të tij Daniele Rugani, i cili është i pari lojtar i kampionatit italian i prekur nga koronavirusi.

“Jemi një skuadër. Forca, Daniele Rugani! Larg, por të bashkuar,” shkruan klubi bardhezi, i cili e shoqëron mesazhin me reagimin e Ruganit pas lajmit për infektimin e tij.

Deri më tani, Italia numëron më shumë se 827 viktima dhe më shumë se 10,000 të prekur, gjë kjo e cila ka bërë që kryeministri Konte të shtrijë zonën e kuqe nga Italia e Veriut në të gjithë vendin.


Shtuar 12.03.2020 17:23