Kosova regjistron 26 vdekje dhe 1.448 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 26 vdekje nga COVID-19 dhe 1.448 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë njofton se, janë shëruar 1.421 persona, duke çuar numrin total të të shëruarve në 120.892. Ndërsa raste aktive janë 26.525.

Vetëm në 24 orët e fundit janë vaksinuar 20.479 persona, duke çuar totalin në 882.718 doza të administruara. Prej tyre 584.271 janë vaksinuar me dozën e parë, ndërsa 298.445 me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 3.09.2021 15:07