Më ngjitës dhe rezistent ndaj vaksinave? Çfarë thonë studimet për variantin e ri të Covid, fare pranë Shqipërisë

Varianti “Mu” i koronavirusit mund të jetë interesant, por nuk i tremb shkencëtarët. Varianiti “Mu” i koronavirusit mund të jetë disi më i veçantë, por kjo nuk i tremb shkencëtarët. Këta të fundit janë duke bërë ende kërkime, por deri më tani nuk ka dëshmi që konfirmojnë se variant i zbuluar për herë të parë në Kolumbi në janar të këtij viti të jetë rezistent ndaj vaksinave apo që të ketë shtrirje më të madhe se sa mutacioni “Delta”.

Megjithatë, Paul Griffin, Profesor i Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Queensland në Australi thekson se gjatë studimit kanë dalë të dhëna që varianti “Mu” të përmbajë elementë, të cilët mund të jenë rezistentë ndaj vaksinave të koronavirusit. Ai e thotë këtë duke këmbëngulur se për të arritur në një përfundim final në këtë drejtim do të duhet të bëhen studime të mëtejshme.

Organizata Botërore e Shëndetit e ka përshkruar variantin “Mu” si një “mutacion që duhet mbajtur nën vëzhgim” dhe jo si një “mutacion shqetësues”.

Sidoqoftë, në variantin “Mu” ka disa element të ngjashëm me mutacionin Alpha, i cili u identifikua për herë të parë në vitin 2020 në Mbretërinë e Bashkuar, dhe me Beta, e cila thuhet se ka origjinën nga Afrika e Jugut.

Ashtu si katër mutacione të tjera, “Mu” ka disa elementë që potencialisht mund ta bëjnë atë të rrezikshëm, por ende nuk ka dëshmi të qarta për këtë, thotë Griffin. Ishtë e mundur që Mu të ketë ndryshime të tilla në të ashtuquajturën “pikun e proteinave”, objektivi i vaksinave, që e bëjnë atë më pak të prekshëm ndaj vaksinave.

“Sidoqoftë, pasi të dhënat e para të cituara nga OBSH vijnë vetëm nga studimet laboratorike, ne nuk mund të jemi aspak të sigurt se si Mu ndikon në popullatë,” tha profesori i Universitetit të Queensland.

“Ne kemi nevojë për më shumë kërkime për të qenë të sigurt për sjelljen e tij tek njerëzit, dhe ky proces tani është duke u zhvilluar,” shtoi ai.

“Lajmi i mirë, megjithatë, është se vaksinat tona mbrojnë mirë popullsinë kundër infeksionit ngjitës dhe sëmundjeve serioze të të gjitha llojeve të virusit që kemi deri më tani,” tha Griffin.

“Edhe nëse një mutacion mund të zvogëlojë shumë efektin e vaksinave, brenda 6 deri në 8 javë kompanitë farmaceutike mund t’i përshtatin vaksinat e tyre për ta trajtuar atë gjithashtu,” thotë shkencëtari australian.

Ky variant është konstatuar tashmë edhe në Greqi duke ardhur fare pranë Shqipërisë, megjithatë deri më tani nuk ka të dhëna që ka hyrë edhe në vendin tonë. Por, nëse do t’i riktheheshim asaj që thonë shkencëtarët më sipër, situatat nuk duket të jetë jashtë kontrollit edhe me këtë variant të koronavirusit. /abcnews.al


Shtuar 3.09.2021 14:55