Ndiqte këmba-këmbës të renë, arrestohet 46 vjeçari

Policia e Fierit ka arrestuar një 46 vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Flor Drizaku, 46 vjeç, banues në Metaj, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 28-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Përndjekja”.


Shtuar 28.08.2020 07:33