Sulmuesi shqiptar thirret nga Pirlo në ekipin e parë të Juventusit

Ndryshimi i trajnerit nuk ka sjell probleme për Xhakomo Vrionin. Sulmuesi shqiptar është ftuar nga Andrea Pirlo në stërvitje me skuadrën e parë. Këta të fundit po zhvillojnë përgatitje pwr sezonin e ri 2020-2021.

Vetë 21 vjeçari ka publikuar disa foto nga seanca e djeshme stërvitore duke u shfaqur në dyluftim me mesfushorin francez Adrien Rabiot dhe në një foto tjetër në grup me legjendën Gianluigi Buffonin, Leonardo Bonucin, Matia De Siglio, Merih Demiral, Alex Sandron, Danilon, Daniele Ruganin etj.


Shtuar 27.08.2020 10:23