Kreu i Nismës, Fatmir Limaj pas takimit të partnerëve të koalicionit qeverisës ka thënë se në këtë takim kanë folur për dialogun me Serbinë, ku edhe janë dakorduar që në dialog shkojnë për njohje.
Limaj ka thënë po ashtu se shqetësimin se mund të rreshkët dialogu në dialog teknik duhet ta eliminojnë dhe sipas tij delegacioni i Kosovës duhet të jetë i fokusuar në njohje.
Ai po ashtu ka thënë se në këtë takim nuk kanë folur për postin e presidentit.
“Sot patëm një takim të rregullt të partnereve të koalicionit. U informuan nga kryeministrin për gjendjen me Covid, pakon emergjente, çështjen e rifillimit të mësimit dhe njëkohësisht temë ishte edhe dialogu. Siç e dini Kosova ka disa ftesa në tavolinë që pritet të marr pjesë në dialog. Ka qenë një shqetësim i përbashkët dhe në fund dakordim i përbashkët që në dialog Kosova është e gatshme të marr pjesë me agjendën e qartë me koncepte të qarta dhe edhe një herë rikonfirmimi që të gjitha kërkesa për tu kthyer në dialog janë bërë për njohje. Ne në dialog shkojmë për njohje. Shqetësimi jonë se mund të rreshkët dialogu në dialog teknik duhet ta eliminojmë edhe delegacioni i Kosovës duhet të jetë i fokusuar në njohje, siç ka thënë edhe kancelarja gjermane dhe presidenti Francez”, ka thënë Limaj.