Një burrë rreth 65 vjeç është mbytur ditën e sotme në plazhin e Durrësit.
Ai u gjet i pajetë në afërsi të “Urës së Dajlanit”, pak minuta më parë.
Disa njerëz kanë vrapuar menjëherë për ta shpëtuar. Pas nxjerrjes në breg ata i kanë dhënë ndihmën e parë, por pa sukses.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes tragjike.
Njoftimi i policisw
Më datë 19.08.2020, rreth orës 13:45, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur në det, një shtetas i seksit mashkull rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.