Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku është ekzekutuar me armë zjarri një djali i ri.
Viktima është shtetasi Gledis Kraja, 23 vjeç dhe dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri me 14 plumba nga shoku i tij, Sebastian Smakaj.
Makina që po shikoni është pikërisht makina brenda të cilës u ekzekutua Gledis Kraja, 23 vjeç.
Siç shihet edhe nga mbishkrimi “Dizinfektim- Dezinsektim- Deratizim”’, makina me të cilën udhëtonte viktima, i përket një kompanie që ofron shëbrbime dezinfektimi, dhe rezulton në emër të një shoku të 23-vjeçarit të vrarë. Xhamat janë bërë shoshë nga 14 plumbat e automatikut.
Ai ishte me makinën e një shokut të tij, të llojit “Ford”, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, në momentin që u qëllua me breshëri plumbash. /albeu.com/