Koronavirusi i merr jetën presidentit të Urdhrit të Mjekëve në Itali

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë teksa Italia shfaq situatën më të rënduar.

Ditën e sotme, ka humbur jetën presidenti i Urdhrit të Mjekëve në Itali. Mjeku i njohur Roberto Stella, 67 vjeç vdiq në spitalin e Komos në Itali, ku ishte shtruar nga 6 marsi, për probleme me frymëmarrjen. Stella rezultoi pozitiv me koronavirus.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjes së mjekut.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia, për humbjen e Roberto Stellës, një mjek dhe një pikë referimi për shëndetësinë italiane”, shkruan ministri.

Sipas medieve italiane, e gjithë familja e tij ndodhet aktualisht në izolim shtëpiak, për shkak të protokollit të marrë nga shteti italian në luftën kundër përhapjes së virusit vdekjeprurës.


Shtuar 11.03.2020 15:25